Aktualitet

Protesta në Tiranë, Lapaj: Duhet të protestojmë për drejtçsi sociale   

11 Tetor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Protesta në Tiranë, Lapaj: Duhet të protestojmë për

TIRANË- Protesta në Tiranë për rritjen e çmimeve ka nisur para Kryeministrisë. Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë me çadra në duar, duke protestuar në lidhje me rritjen e çmimeve. Mes protesteuesve është edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili është shprehur qytetarët duhet të protestojnë për çmimet e shportës dhe ngritjen e çmimit të karburantëve. Ai shtoi se duhet të ngrenë zërin për drejtësi.

Kryeministri reflektoi për energjinë elektrike, por kjo nuk mjafton. Sot jemi dhe për çmimin e bukës, ushqimit të shportës, karburanteve, por edhe për të ngritur zërin për meritokraci, për drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund tranzicioni i stërzgjatur ku ndahen në dy kampe shqiptarët. Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre. Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës,” tha Lapaj.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj protesta per rritjen e cmimeve adriatik lapaj protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll