Aktualitet

“Isha punonjës i qeverisë Rama 1″/ Protestuesi: U largova për të mos u bërë servil

11 Tetor 2021, 16:20 Nga DOSJA
“Isha punonjës i qeverisë Rama 1″/ Protestuesi: U largova

TIRANË- Një ish-punonjës i Qeverisë Rama 1, i cili u largua në Itali për një jetë më të mirë ka dalë ditën e sotme në protestë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ka ardhur nga Italia për të protestuar për rritjen e çmimeve dhe të taksave. Protestuesi tha se populli po trajtohet nga qeveria si primitivë dhe me pagat më të ulta në rajon, ndërkohë që shtoi se mijëra të rinj po largohen nga vendi pasi nuk e gjejnë veten këtu.

“Vij nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë dinjiteti për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e cmimeve. Ne emigrantët mbajmë prindërit tanë me bukë se me atë pension nuk marrin dot ilacet. Nuk i lejojmë të na marrin dhe kafshatën e fundit. Këta e dinë shumë mirë se 70% e familjeve mbijetojnë falë emigrantëve dhe të ju vijë turp që e trajtojnë popullin si primitiv me pagat më të ulëta në rajon. Janë mësuar duke shtypur dhe brezi i ri është i gatshëm të paguajë 25 mijë paund për të ikur në Angli dhe kjo do të thotë se i ka ardhur fundi kësaj shoqërie. Ju ngrini çmimet, është skandal sepse populli po vdes nga uria, po talleni me popullin. Jam inxhinier pyjesh, autor i një libri, ish-punonjës i administratës dhe jam detyruar si qindra ,mijëra të diplomuar të braktis vendin tim pasi nuk e gjej dot veten këtu. Por sot, ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, kam ikur në emigracion dhe po punoj në një fabrikë, ika për të mos u bërë servil i partive”, tha qytetari.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll