Aktualitet

Atentat shqiptarit në Athinë, 34-vjeçari qëllohet me plumba në bark dhe këmbë

11 Tetor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Atentat shqiptarit në Athinë, 34-vjeçari qëllohet me

GREQI– Thriller me një shqiptar në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, një shqiptar, pasi është qëlluar disa herë më armë zjarri brenda një furgoni është hedhur në anë të një rruge, pasi atentatorët menduan se e kishin eliminuar.

Deri më tani mësohet se shqiptari është një 34-vjeçar, i njohur për Policinë si autor i disa veprave të ndryshme penale. 34-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije, përshkruhet si një kriminel i ashpër, i cili ishte përfshirë më parë në grabitje, vjedhje dhe raste përdhunimi.

Ndërkohë që në mediat greke qarkullojnë edhe pamje, ku efektivët e Policisë greke përpiqen të ndalojnë gjakderdhjen e pakontrollueshme nga plaga e thellë që i ka shkaktuar plumbi shqiptarit në këmbën e tij të majtë.

Po ashtu, sipas mediave vendase, shqiptari ka marrë edhe plagë të tjera në kraharor, ndërkohë që i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur disa orë, por sërish ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.  

Marrë nga Star.gr

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet atentat shqiptarit ne greqi greqi atentat shqiptarit ne greqi greqi

Sondazh

Poll