Aktualitet

I moshuari në protestë: Ky nuk është shtet i demokracisë por do ta marrim hakun

11 Tetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
I moshuari në protestë: Ky nuk është shtet i

TIRANË- Një i moshuar, i cili doli në protestë para kryeministrisë, u shpreh se mafia e Kryeministrit Edi Rama nuk është shtet i demokracisë. Ai shtoi se do ta marrin hakun për tradhërat e demokracisë.    

“Mafia kriminale e Edi Ramës, nuk është shtet i demokracisë dhe ne do të marrim hakun herët ose vonë, për këta tradhtarë dhe armiq të demokracise. Kam vuajtur shumë vite në diktaturë, por akoma me taksat dhe veprat e ketij në këto 8 vite qeverisje. Kryekrimineli i popullit shqiptar, përgjegjës për të gjitha aktet kriminale. Mafia që i shërbejnë njëra-tjetrës, Rama është njeriu me i poshtër,” tha i moshuari.

Një tjetër protestuese, u shpreh se eksperti ekonomik i kryeministrit Edi Rama të bëjë edhe njëherë të gjitha llogaritë, pasi mezi po ja dalin me rrogën që kanë. Teksa foli, ajo u shpreh se Rama për të pasuruar miqtë e tij e gjen një zgjidhje, ndaj dhe bëri thirrje për të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar.  

“Jam llogaritare shumë e mire edhe pse nuk jam eksperte ekonomie, Kryeministri nuk të lejon të dalësh të protestosh, por ai ka një ekspert dhe propozoj të rishqyrtojë edhe një herë të gjitha llogaritë që ka bërë sepse ne mezi ia dalim me këto rroga deri në fund të muajit. Ndërtoi pistë helikopterësh me paratë e tona, ai ka një shkop magjik kur i duhet të pasurojë miqtë e tij , le ta gjejë një zgjidhje. Mjafton që ne të jetojmë me dinjitet, nuk ka qeveri që e con popullin e vet në këtë pikë, ne paguajmë cdo kosto, edhe ato të shpenzimeve partiake. Ata na përcmojnë , duhet të dalim të ngremë zerin, kjo është zgjidhja e fundit politike të marrim vetë fatet në dorë” tha protestuesja.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll