Aktualitet

“Takohemi të hënën se po bie shi”/ Përplasje mes Gocit dhe qytetarit: Ki pak respekt, nuk kemi dalë për qokë

11 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
“Takohemi të hënën se po bie shi”/ Përplasje mes

TIRANË- Protesta për rritjen e çmimeve para kryeministrisë është mbyllur me përplasje dhe mëdyshje për datën e protestës së radhës. Një protestues u shpreh se për të mos munduar njerëzit në shi, protesta duhet të mbahet të hënën që vjen, në orën 17:00 para kryeministrisë.

“Për të mos lodhur njerëzit për të mos i munduar në kohë më shi. Ditën e hënë në të njëjtën orë në të njëjtin vend ditën e hënë përpara kryeministrisë”, tha protestuesi.

Ndërkohë që pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë çdo ditë dhe se protesta nuk mund të ndalohet. Goci shtoi se situata është e rëndë dhe se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se ndryshe do të ketë pasoja për të gjithë.

Nuk e di me kë konsultohet zotëria që jep datën për protëestën, por ne nuk do ta ndalojmë protestën. Po merrem sot me ato deklaratat që kanë qarkulluar. Pranohet që jemi në krizë. Por kriza nuk është prodhuar jashtë por brenda vendit. Ne po dalim të lypim energji jashtë Shqipërisë. Ne nuk po i bëjmë luftë bizneseve, por nuk munden që ata të dalin e të thonë një ditë të bukur se do rrisim çmimet. Ku janë kompanitë publike. Pse kane paguar 500 milionë lekë për larje xhamash. Kemi dalë për protestë jo për qokë. Ki pak respekt. Nuk jemi këtu leksion , por kemi ardhur të bëjmë thirrje që situata është rëndë. Nëse nuk ndërgjegjësohemi atëherë do ketë pasoja për të gjithë”, tha Goci.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci proteste per rritjen e cmimeve ervin goci proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll