Aktualitet

Protestuesi: Rritja e rrogës nuk e dëmton buxhetin e shtetit, por dëmton tenderat 

11 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Protestuesi: Rritja e rrogës nuk e dëmton buxhetin e shtetit, por

TIRANË- Një qytetar, i cili doli në protestë ditën e sotme para kryeministrisë në lidhje me rritjen e çmimeve u shpreh se rritja e pagave nuk dëmton buxhetin e shtetit, por vetëm tenderat që jep qeveria. Ai shtoi se ulja e taksave nuk dëmton ekonominë e vendit, duke shtuar se jemi vendi i vetëm në rajon që po paguajmë 20% taksë për ushqime.

“Nëse qytetarëve iu rritet rroga nuk dëmton absolutisht buxhetitn, ekonomia e vendit. Nëse rriten pagat, e vetmja që dëmtohet është ai tenderi 2.2 miliardë lekë. Kur qytetarët kërkojnë t’i rriten pensionet, është ajo arkë ky zyrtarët fusin dorën. Nuk dëmtohet ekonomia e vendit, nëse kërkohen të ulen taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që paguan 20% për ushqime, ashtu si asnjë vend tjetër. Të dashur bashkëqytetarë, të gjithë më shumë në numër. Të mos e lejmë këtë beteje. Ata kërkojnë të vjelin më shumë nga taskat dhe pasuria e këtij vendi. Nuk mundet që qytetarët të këtij vendi të mbushin barkun duke paguar shtrenjtë. Për shkak të rritjes së çmimit të bukës, një djali të vogël në familjen time do t’i mungojë një libër. Ccdo muaj në shtëpinë e një pensionisti do mungojë kujdesi shëndetësor, se ato leke do shkojnë për bukë. Siç thotë kryeministri , në këtë vend nuk vdesim për bukë, por nuk duhet të vdesin as rrugës për bukë. Kryeministri duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, tha protestuesi.

LAJMI KRYESOR: Protesta për çmimet! Me çadra në duar qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per rritjen e cmimeve protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll