Bota

Kurti takon përfaqësuesin special të OKB, biseda mbi pluralizmin e demokracinë në komunat serbe

11 Tetor 2021, 13:53 Nga DOSJA
Kurti takon përfaqësuesin special të OKB, biseda mbi pluralizmin

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin. Mediat shkruajnë se në njoftimin e dhënë, thuhet se Tanin prezantoi në pika të shkurtra përmbajtjen e Misionit të OKB në Kosovë, që do të pranohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti i paraqitur fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, cështje të siggurisë dhe menaxhimin e pandemisë. Pasi falenderoi Tanin për njoftimin rreth raportit, Kurti shprehu disa shqetësime mbi pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Duke qenë në prag të zgjedhjeve lokale, është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar i Republikës voton mbi bazën e bindjeve personale dhe nuk i nënshtrohet presionit dhe frikësimit dhe se kur raste të tilla janë prezentë ato duhet të monitorohen dhe raportohen, tha ai. Duke vënë në pah stabilitetin institucional në vend dhe faktin se qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë janë të interesuar për punë dhe drejtësi, mirëqenie dhe barazi, kryeministri theksoi domosdoshmërinë për të dënuar përpjekjet e strukturave kriminale dhe sulmet që u bënë në qendrat e regjistrimit në Zubin Potok dhe Zveçan” tha Kurti.

Takimi i Kurtit dhe Tanin u mbajt pak ditë para mbedhjes së rradhës për Kosovën në Këshillin e sigurimit të OKB, e cila pritet të zhvillohet të premten.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti takon zahir tanin albin kurti takon zahir tanin

Sondazh

Poll