Bota

Gjykata Speciale i kërkon Policisë ë Kosovës nëse është e aftë të sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇ

11 Tetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Gjykata Speciale i kërkon Policisë ë Kosovës nëse

HAGË- Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një kërkesë për policinë e Kosovës për t’u përgjigjur nëse ata janë të gatshëm të garantojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar me 8 tetor nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka dy javë kohë, prej kësaj date që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.

Duke pasur parasysh kushtet e propozuara nga të akuzuarit në lidhje me kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm dhe pa paragjykuar çdo vendim që do të merret nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vendimet e kthyera nga Gjykata e Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të sigurojë informacion”, thuhet në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Aty thuhet se informacioni nga gjyqtari paraprak është kërkuar në lidhje me: (i) autoritetin dhe aftësinë e Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit me kusht, të monitorojë dhe kufizojë komunikimin e këtyre individëve, të administrojë arrestin shtëpiak dhe zbatueshmërinë e kushteve që lidhen me lirimin e përkohshëm; dhe (ii) rastet e mëparshme të zbatimit të kushteve që lidhen me lirimin e përkohshëm ose ndalimin e personave të akuzuar për krime të rënda.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicolas guillou rexhep selimi

Sondazh

Poll