Bota

Publikohet video ‘live’ nga Instagrami i Krivaqës, mohon se posedon telefon në paraburgim

11 Tetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Publikohet video ‘live’ nga Instagrami i Krivaqës, mohon se

KOSOVË– Dardan Krivaqa i cili gjendet në paraburgim për vrasjen e partneres së tij, Marigona Osmani, ka thënë se dikush nga jashtë po përdor rrjetet e tij sociale.

Në Instagramin e tij është publikuar një video “live”. Lidhur me këtë, nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar se Krivaqa është në paraburgim djhe për dy muaj.

Ndërsa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë deklaruar se i dyshuari është i vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe se është nën monitorim permanent nga stafi i sigurimit në këtë burg.

Pas pyetjeve tuaja, i njëjti është intervistuar dhe deklaron se dikush nga jashtë mund t`i ketë keqpërdorur llogaritë e tij të rrjeteve sociale”, thuhet në përgjigjen e ShKK-së.

Gjithashtu theksohet se Krivaqës nuk i lejohet përdorimi i telefonit brenda hapësirave të burgut, përveç telefonave të kabinave telefonike të cilat i posedon ky burg.

Më 22 gusht 2021, dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni 18-vjecarja e vdekur ne kosove dardan krivaqa 18-vjecarja e vdekur ne kosove dardan krivaqa

Sondazh

Poll