Bota

“E bëra për shaka”, i riu francez u fut në spital duke përdorur kodin shëndetësor të Presidentit Macron

11 Tetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
“E bëra për shaka”, i riu francez u fut në spital

FRANCË – Një 19-vjeçar nga Marseja u përpoq të hynte në spital për një ekzaminim mjekësor duke treguar një “Green Pass” me kodin e Presidentit francez Emmanuel Macron. Green Pass është një pasaportë Covid-i që tregon se je plotësisht i vaskinuar apo e ke kaluar virusin, dhe të lejon aksesin në vende të ndryshme ku kufizimet e Covid nuk të lejojnë.

Kodi i Macron përfundoi gabimisht në mediat sociale në mes të shtatorit dhe presidenti që pas situatës së krijuar mori një kod të ri. I riu kishte përdorur kodin e Presidentit si një Green Pass. Forcat e sigurisë e vunë re menjëherë dhe e ndaluan djalin për të thirrur më pas policinë.

Mediat franceze raportuan se adoleshenti tha se ai përdori simbolin e presidentit vetëm për argëtim, për pak shaka. I riu u lirua më vonë pasi pagoi një gjobë për paraqitjen e një dokumenti shëndetësor që i përkiste një pale të tretë.

Të dhënat e Macron u zbuluan në internet muajin e kaluar dhe dyshohet se një punonjës i kujdesit shëndetësor me akses në bazën e të dhënave të vaksinimit të qeverisë i zbuloi ato të dhëna së bashku me ato të kryeministrit Jean Castix.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 19 vjecari ne france emuanuel macon france 19 vjecari ne france emuanuel macon france

Sondazh

Poll