Bota

Kashmir/ Pesë ushtarë të vrarë në zonën e administruar nga India, militantët të dyshuarit kryesor

11 Tetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Kashmir/ Pesë ushtarë të vrarë në zonën e

INDI– Ushtria indiane thotë se pesë perosna nga personeli i tyre janë qëlluar për vdekje. Autorët e krimit dyshohet të jenë militanët e zonës së Kashmirit të administruar nga India. Ata u vranë pas shpërthimit të luftimeve gjatë një operacioni të të hënës pranë linjës së kontrollit, që ndan Kashmirin e administruar nga India dhe atë të administruar nga Pakistani. Ky mendohet të jetë sulmi më vdekjeprurës kundrejt forcave ushtarake që prej shkurtit të këtij viti. Tensionet u shtuan pas vrasjes së cilvilëve nga rebelet, sipas dyshimeve paraprake.

Zyrtarët e zonës së zotëruar nga India në Kashmir thanë se ushtarët rrethuan një fshat të zonës së Poonch pas raportimeve se persona të armatosur po fshiheshin aty. Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Devender Anand tha se një officer dhe katër ushtarë të tjerë u vranë gjatë operacionit kërkimor, i cili vijon ende.

Ngjarja vjen pas një serie vrasjesh të civilëve në rajon, të cilat dyshohet të jenë kryer nga militantët. Më shumë se 400 persona janë marrë në pyetje dhe politikanët në të gjithë rajonin i kanë dënuar vrasjet. India dhe Paksitani kanë luftuar dy luftëra për Kashmirin dhe të dyja palët pretendojnë gjithë territorin e tij.

Burimi: BBC. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta ne kashmir lufta ne kashmir

Sondazh

Poll