Bota

Përmbytjet në Kinë/ Ekipet shpëtimore evakuojnë rreth 2 milion banorë, vdesin 4 policë

11 Tetor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Përmbytjet në Kinë/ Ekipet shpëtimore evakuojnë rreth 2

KINËMë shumë se 1.76 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet masive në provincën Shnaxi në veri të Kinës.

Mediat shkruajnë se reshjet e shiut të javës së kaluar cuan në shembjen e shtëpive në zonë dhe nxitën rrëshqitjet e dheut në më shumë se 70 distrikte dhe qytete. Zyrtarët shprehen se reshjet e dendura po vështirësojnë punën e ekipeve shpëtimore.Përmbytjet vijnë jo më larg se tre muaj pas shirave ekstremë në provincën e Henan, ku mbetën mbi 300 të vdekur. Shanxi është gjithashtu shtëpia e një numri të madh monumenteve antike të cilat gjenden në rrezik të madh nga reshjet e dendura.

Autoritetet kineze thanë se më shumë se 120.ooo njerëz janë evakuuar, ndërsa 17.000 shtëpi janë shembur. Ndërkohë 4 policë kanë vdekur për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Kina po përballet momentalisht edhe me krizën energjitike, gjë që ka detyruar qeverinë të limitojë përdorimin e saj në porte dhe fabrika.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytjet ne kine permbytjet ne kine

Sondazh

Poll