Bota

Bilanci i Covid në Kosovë, 2 viktima dhe 14 raste janë regjistrua 24 orët e fundit

11 Tetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë, 2 viktima dhe 14 raste janë regjistrua

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë që sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë janë regjistruar edhe 14 raste të reja infektimi.

Në total janë shëruar 74 qytetarë dhe janë dhënë 9,795 doza vaksinash.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.

Në total numri i rasteve aktive është 1.095

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll