Aktualitet

Siguronte refugjatë, arrestohet 19-vjeçarja në Tiranë

11 Tetor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Siguronte refugjatë, arrestohet 19-vjeçarja në Tiranë

TIRANË- Një 19-vjeçare është njv ndër dy të arrestuarit nga policia e Tiranës për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i 19-vjeçares me inicalet G.B është bërë pasi në bashkëpunim me shtetasin e mitur G.M, 17 vjeç si dhe A.SH, 23 vjeç, ndihmonin shtetas të huaj në kalimin e paligjshëm të kufijve në territorin shqiptar.

23-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohv që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 17-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në pranga dhe një 19-vjeçare, që dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç.

Shtetasi G. M. është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasja G. B. dyshohet se siguronte lidhjen midis shtetasve G. M., A. Sh. dhe emigrantëve.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 2 persona ne tirane kalim i paligjshem i kufirit policia e tiranes arrestohet 2 persona ne tirane kalim i paligjshem i kufirit policia e tiranes

Sondazh

Poll