Aktualitet

Nën akuzë për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale, SPAK nis hetimet për dy ish-drejtorët e policisë së Elbasanit

11 Tetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Nën akuzë për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale, SPAK nis

TIRANË- SPAK nis hetimet për dy ish drejtorë të policisë së Elbasanit. Të dy ish-drejtorët vijojnë të punojnë në drejtoritë e dy qarqeve të tjera, të Lezhës dhe Korçës. Ata janë vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Të dy punonjësit e policisë kanë qenë fillimisht nën hetim nga SHÇBA Elbasan dhe Prokuroria e Elbasanit, e cila më pas e ka dërguar dosjen në SPAK pasi akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal dhe ka përfituar një sasi prej 10 milionë lekësh, teksa tjetri është nën hetim për “shpërdorim detyre”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak spak

Sondazh

Poll