Aktualitet

U rrah me shkop bejsbolli në prag të shtëpisë, policia procedon penalisht dy persona

11 Tetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
U rrah me shkop bejsbolli në prag të shtëpisë, policia

KUÇOVË- Janë proceduar penalisht dy persona të cilët akuzohen se kanë dhunuar barbarisht një familje nga Kuçova ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit L.M 61 vjeç dhe I.I, 33 vjeç janë proceduar penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkuar pranë banesës së Arbër Liços dhe e kanë kanosur.

Dhuna ndaj familjes Liço është denoncuar nga vetë familjari i cili ditën e djeshme deklaroi se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejsbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda. Liço tregon se ka mundur të mbyllë portën, por është qëlluar prej tyre me shkopa bejsbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup, edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ngjarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç, pasi në datë 08.10.2021, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber lico policia e kucoves procedohen penalisht 2 persona arber lico policia e kucoves procedohen penalisht 2 persona

Sondazh

Poll