Aktualitet

ARRSH: Reduktoni shpejtësinë, rrugët kanë lagështirë

11 Tetor 2021, 09:12 Nga DOSJA
ARRSH: Reduktoni shpejtësinë, rrugët kanë

TIRANË – I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq dhe rreziku i aksidenteve është bërë më i madh pasi reshjet e shiut kanë bllokuar shumë zona të vendit dhe lagështia në rrugë mund të behet burim aksidentesh. Kjo ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), t’u bëjë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ata kanë bërë një monitorim të situatës mbrëmjen e kaluar dhe janë shprehur se ka pasur rënie gurësh në disa zona të vendit si në Poçem, Gjirokastër, Sarandë dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Por sipas ARRSH, pastrimi nga grupet e patrullimit është bërë në kohë dhe nuk ka pasur incidente.

ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve të udhëtojnë me kujdes dhe të mos ecin me shpejtësi pasi lagështia në rrugë është e madhe dhe mund të ketë pasoja fatale.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE: Reshje shiu dhe kthjellime! Ulen temperaturat, në zonat malore deri në 2°C

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne tirane reshjet e dendura te shiut bllokojne tubacionet reshjet e shiut në vlorë permbytje ne tirane reshjet e dendura te shiut bllokojne tubacionet reshjet e shiut në vlorë

Sondazh

Poll