Aktualitet

Mesazhi në shqip i ish-ambasadorit të parë amerikan: Më mungojnë miqtë e mi shqiptarë

11 Tetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Mesazhi në shqip i ish-ambasadorit të parë amerikan: Më

TIRANË- Në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë, ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri William E. Ryerson ka përcjellë një mesazh në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në videomesazhin e tij të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë ai u shpreh se i mungojnë miqtë e tij në Shqipëri.

të ndërthurur në shqip dhe anglisht për të gjithë qytetarët shqiptarë, në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.  Ai shprehet se i mungojnë të gjithë miqtë e tij shqiptarë.

“Zonja ambasadore faleminderit shumë për ftesën. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje te ju tani. Ndjesë që nuk ia dola të vij. Nuk është hera e parë që nuk jam aty. Unë nuk isha atje kur erdhën amerikanët e parë.

Unë nuk isha atje kur u kthyem në ambasadën tonë më vonë në 1991. Me sa duket e kam zakon të mungoj më shpesh. Më mungoni ju dhe të gjithë të ftuarit tuaj. Për miqtë e mi shqiptarë atje, ju përqafoj me mall. Faleminderit, mirupafshim”,-tha Reyrson.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane marredheniet shqiperi-shba william e. ryerson ambasada amerikane marredheniet shqiperi-shba william e. ryerson

Sondazh

Poll