Aktualitet

Një javë para fillimit të mësimit, ministrja apel studentëve: Vaksinohuni për të mbrojtur veten

11 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Një javë para fillimit të mësimit, ministrja apel

TIRANË- Vetëm një javë para fillimit të ri akademik 2021, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të vaksinohen.

Me anë të një statusi në Facebook, Manastirliu i kërkon të gjithë studentëve që do të ulen nëpër auditore që të shfrytëzojnë javën e fundit që të vaksinohen për të mbrojtur veten por edhe shëndetin e gjithësecilit.

Ministria njoftoi se ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen në mënyrë që viti i ri akademik të fillojë me sa më shumë studentë që kanë kryer vaksinën anticovid. Vaksinimi i studentvve mund të kryhen pranë fakulteteve ku ata do të zhvillojnë mësimin dhe do të jetë i programuar sipas një kalendari të caktuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fillimi i vitit akademik per vitin 2021 ogerta manastirliu vaksinimi i studenteve fillimi i vitit akademik per vitin 2021 ogerta manastirliu vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll