Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan/ Kanë qenë më shumë se tre autorë

11 Tetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Detaje nga ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan/ Kanë qenë

ELBASAN – Ekzekutimi i dyfishtë të hënën e kaluar në Elbasan ndaj ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut, ka bërë që grupi i hetimit i ngritur për zbardhjen e kësaj çështje të zbresë sërish në terren.

Nga pamjet filmike të grumbulluara deri tani nuk ka pasur asnjë provë kryesore që mund të zgjidhë çështjen ndaj agjentët e policisë dhe grupi hetimor kanë dalë sërish në terren.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë më shumë se tre, ku dy kanë qenë personat që kanë qëlluar ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut 21 herë nga dy lloje armësh, skorpions (tomson) dhe kallashnikov. Grupi hetimor ka arritur në konkluzionin paraprak se objektivi i atentatorëve ka qenë Lulzim Bitri.

Deri tani nga grupi hetimor janë sekuestruar më shumë se 40 sisteme kamerash, një pjesë e të cilave kanë qenë përqark vendit ku ndodhi ekzekutimi dhe hetuesit mendojnë që kjo mund t’i ndihmojë ta zgjidhin çështjen.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll