Sport

VIDEO/ Topi i dhënë si me “telekomandë” nga portieri i Anglisë, momenti kur Grealish shënon falë Sam Johnstone

10 Tetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Topi i dhënë si me “telekomandë” nga portieri

ANGLI-Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës, fituar lehtësisht nga Anglia, ka patur hapërisë edhe një për rekord të ri për britanikët. Dhe atë e ka realizuar portieri Sam Johnstone.

Titullar në sfidën e Kombëtares së trajnerit Southgate, ndërsa luante ndeshjen e tij të tretë me “Tre Luanët”, Johnstone është bërë portieri i dytë në histori që shërben me një asist në një ndeshje të kualifikueseve të Botërorit. Sikurse raporton Opta, në fakt, përpara tij e kishte arritur një gjë të tillë vetëm ish-portieri i Milanit, Asmir Begoviç, që dha një asist për gol në vitin 2017 në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Portieri i WBA-së ka dhënë pasimin përfundimtar për Grealish, që ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Anglisë, teksa i ka vënë “vulën” suksesit të anglezëve, 5-0 ndaj Andorrës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia grealish sam johnstone anglia grealish sam johnstone

Sondazh

Poll