Sport

Rangnick, “i interesuar për punë” te Newcastle, por jo për postin e trajnerit

10 Tetor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Rangnick, “i interesuar për punë” te Newcastle, por jo

ANGLI – Kalimi i Newcastle në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite në fillim të kësaj jave, me një marrëveshje prej 300 milionë paundësh, pa fundin e mbretërimit 14-vjeçar të Mike Ashley.

Mirëpo ndryshimi i pronësisë ka sjellë edhe më shumë presion mbi trajnerin Bruce, i cili nuk ka fituar ende një ndeshje të Premier League këtë sezon.

Ralf Rangnick është një emër që është raportuar, si një njeri, i cili më parë ishte lidhur me rolin e drejtorit të futbollit te Manchester United. Por “Chronicle Live” tani raporton, se nëse Rangnick do të bashkohet me Newcastle, atëherë ai do të ishte si drejtor sportiv.

E pyetur për pozicionin e drejtorit sportiv në fillim të kësaj jave, Amanda Staveley, e cila tani zotëron 10 përqind të klubit, tha: “Ne kemi menduar për drejtorët sportivë dhe drejtorët e futbollit, por duhet të ulemi me bordin tonë dhe të shikojmë se çfarë kemi sot.

Ju mund të sillni drejtorin më të mirë sportiv në botë, por nuk keni infrastrukturë. Stafi mjekësor, objektet e trajnimit, kanë nevojë për investime vërtet të mëdha dhe kjo është ajo që ne duhet të dimë në çdo nivel. Ne duhet të tërheqim njerëz, që duan të punojnë me ne dhe gjithashtu, që duan të ndajnë ëndrrën tone me ne. Këtë do ta bëjnë.”

Ralf Rangnick menaxhoi Hoffenheim midis 2006 dhe 2011, para se të kalonte në Schalke dhe më pas RB Leipzig. Ai aktualisht mban rolin e shefit të sporteve dhe zhvillimit te Lokomotiv Moscow.

Ndërkohë, Steve Bruce ka gjasa të jetë trajneri i ardhshëm i Premier League, që do të shkarkohet. Bosi i skuadrës belge, spanjolli Roberto Martinez, aktualisht është i preferuari për të pasuar 60-vjeçarin si trajner i Newcastle.

Emra të tjerë, të përfshirë në këtë kornizë janë Antonio Conte, Steven Gerrard, Frank Lampard, Eddie Howe, Brendan Rodgers dhe Graham Potter.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “chronicle live” amanda staveley mike ashley ralf rangnick roberto martinez steve bruce “chronicle live” amanda staveley mike ashley ralf rangnick roberto martinez steve bruce

Sondazh

Poll