Sport

Triumfon Bottas. Verstappen i dyti dhe kthehet në krye të Botërorit…

10 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA

TURQI – Përfundoi gara për çmimin Grand Prix të Turqisë në Formula 1. Garë e zhvilluar në pistën e lagësht të Stambollit me finlandezin e Mercedesit, që menaxhoi epërsinë përpara holandezit që në nisje. Perez gjithashtu u ngjit në podium.

Piloti nga Principata dhe shtatë herë kampioni britanik, u përpoqën por pa mundur të bënin më tepër. Finlandezi Valteri Bottas ishte ‘i çmenduri’ i Grand Prix të Turqisë, vënë në ‘skenë’ në pistën e Stambollit.

Piloti i Mercedesit i parapriu Red Bulls të Max Verstappen dhe Sergio Perez në fund. Vendi i katërt dhe i pestë për Ferrarin e Charles Leclerc dhe Mercedes të Lewis Hamilton, të cilët u përpoqën të shkonin deri në fund, para se të dorëzoheshin.

Kështu, pas garës në Grand Prix të Turqisë, piloti holandez Max Verstappen i Red Bulls është kthyer në krye të renditjes së botërorit për pilotë, me + 6 pikë ndaj Hamilton.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferrarin e charles leclerc formula 1 grand prix të turqisë mercedes të lewis hamilton red bulls të max verstappen sergio perez valteri bottas ferrarin e charles leclerc formula 1 grand prix të turqisë mercedes të lewis hamilton red bulls të max verstappen sergio perez valteri bottas

Sondazh

Poll