Sport

“Tani të mos ëndërrojmë për Kupën e Botës”, humbja ndaj Shqipërisë, portalet “masakrojnë” Hung

10 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
“Tani të mos ëndërrojmë për Kupën e

HUNGARI-Duhej një fitore ndaj Hungarisë për të mbajtur gjallë ëndrrën Katar 2022 dhe e bëmë sërish falë Armando Brojës, që ashtu si në “Elbasan Arena”, edhe në Budapest na dhuroi një tjetër perlë. Një disfatë e tillë ka sjellë një dëshpërim të jashtëzakonshëm jo vetëm në kampin hungarez por edhe në shtypin e përditshëm.

Gazeta më e madhe në Hungari sic është Nemzeti Sport, bën me faj në një farë mënyre trajnerin Marco Rossi ku si titull kryesor ka vendosur: Broja shënon përsëri, shqiptarët mposhtën ekipin e Rossit edhe në Budapest. Ndërkohë M4 Sport e dramatizon gjendjen e Hungarisë: Shqipëria na mund sërish, ëndrrat e Kupës së Botës praktikisht janë zhdukur.

Ndërkohë një tjetër portal i rëndësishëm si Index shkruan: Ndeshja finale i takon përsëri shqiptarëve, ne mund të heqim dorë nga Kupa e Botës. Gazeta Blikk duket se i jep fund shpresave të Hungarisë për të arritur vendin e dytë: Ky është fundi i ëndrrave të Kupës së Botës, Shqipëria mund Hungarinë edhe në Budapest, shkruhej në artikullin e gazetës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hungaria shqiperia hungaria shqiperia

Sondazh

Poll