Sport

Me fitoren e djeshme Broja dhe përfaqësuesja kuqezi vendosin 5 rekorde të reja

10 Tetor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Me fitoren e djeshme Broja dhe përfaqësuesja kuqezi vendosin 5 rekorde

TIRANE – Armando Broja kthehet në një fobi për skuadrën përfaqësuese hungareze pasi ka qenë ai i cili e ka mundur në të dyja ndeshjet në grup për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Me golin e mbrëmjes së djeshme ai gjithashtu mban gjallë shpresat e kuqezinjëve për një vend të dytë që do të thotë “play off” për ne.

Gjithashtu me golin e djeshëm sulmuesi i Southamptonit ka regjistruar plotë pesë rekorde:

● Kombëtarja Shqiptare shënoi golin e parë në histori në Hungari dhe arriti fitoren e parë në transfertë ndaj hungarezëve.

● Kuqezinjtë kanë vendosur një rekord pikësh, duke arritur të grumbullojnë 15 të tilla deri në këtë pikë të eliminatoreve. Maksimumi i pikëve që kishim marrë në një edicion eliminator ishte 14, në periudhën 2014-2015, kur siguruam pjesëmarrjen në Europian. Për më tepër, kemi në dispozicion edhe tre ndeshje, ndaj rekordi mund të thellohet më tej.

● Armando Broja bëhet futbollisti i parë shqiptar, që arrin të shënojë gol në tre ndeshje radhazi të Kombëtares shqiptare dhe të gjitha këto në 86 minuta lojë.

● Kombëtarja shqiptare ka vendosur një rekord fitoresh në një edicion eliminator, pasi për herë të parë në histori ia ka dalë të triumfojë në 5 takime. Edhe këtu vlen fakti që janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, ndaj rekordi mund të thellohet sërish.

● Për herë të parë, Kombëtarja arrin të shënojë gol në katër transferta zyrtare radhazi, pasi ka dërguar topin në rrjetë ndaj Andorrës, San Marinos, Polonisë e Hungarisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll