Sport

VIDEO/ Italia fiton finalen e vogël të Nations League, shtylla dhe traversa “armiku” i Belgjikës

10 Tetor 2021, 15:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Italia fiton finalen e vogël të Nations League, shtylla dhe

ITALI-Italia mposht Belgjikën për vendin e tretë të Nations League me shifrat 2-1. Takimi zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos, pa të kaltrit e Mancinit më kërkues, ndaj një kundërshtari plot me mungesa si Lukaku, Hazard apo edhe De Bruyne që ishte në stol. Në 45 minuta nuk pati asnjë gol, kurse fraksioni i dytë i lojës nisi “zjarr”. Italia shënoi që në minutën e parë.

Pas një goditjeje këndi ishte Nicolo Barella ai që nuk fali me një goditje të fortë fluturimthi. Festë, që mund të ishte prishur nga Batshuayi. Sulmuesi u ndal nga trau i portës, ndërsa më pas Italia fitoi një penallti dhe Berardi i çoi shifrat në 2-0.

Belgjika u zgjua shumë vonë, kur në minutën e 86′ 20-vjeçari de Ketelaere shënoi për Belgjikën, por vetëm kaq. Duhet thënë se Belgjika nuk kishte fatin me vete, pasi dy herë shtylla e dy herë traversa u mohoi golin belgëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika italia belgjika italia

Sondazh

Poll