Sport

Man.Utd i Solskjaer “nuk ka asnjë identitet”, akuzon babai i ish-yllit të “Djajve”

10 Tetor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Man.Utd i Solskjaer “nuk ka asnjë identitet”, akuzon babai i

ANGLI – Zv.trajneri holandez Danny Blind, ka kritikuar stërvitjen e Solskjaer, pasi ai me Manchester United ka arritur vetëm dy fitore, në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Blind, i cili është edhe babai i ish-yllit të “Djajve të Kuq”, Daley, ka patur vërejtje për mënyrën se si trajneri norvegjez e përballoi humbjen e gjigantëve të Manchesterit në Champions League ndaj Young Boys, si dhe daljen e tyre nga “Carabao Cup” nga West Ham.

Asistenti i Louis van Gaal ka kritikuar veçanërisht vendimet e Solskjaer, gjatë barazimit të javës së kaluar me Everton në “Old Trafford”. Blind pyet: “Cili është identiteti i këtij ekipi? Cili është plani i tij? Kjo është pikërisht ajo që mungon me Solskjaer.

“Ai nuk ka një plan taktik. Ekipi i tij nuk është në gjendje të ushtrojë presion ndaj kundërshtarëve të tyre, si Manchester City. Nuk pretendojmë për gjatë gjithë lojës, por ne nuk shohim asgjë, gjithçka në ekipin e United bazohet në cilësitë individuale të lojtarëve.

Ata kanë ato cilësi dhe shpesh merr një rezultat për ekipin. Por kjo nuk është kurrë një rezultat ekipor. Prandaj nuk është dukur mirë në një numër ndeshjesh. Pasi kaluan në epërsi kundër Evertonit, ata filluan t’i presin kundërshtarët në fushën e tyre.

Ata duan të shënojnë në kundërsulm, por kjo nuk është mjaft e mirë për një klub si Manchester United. Shihni gjithashtu se si ata luftojnë për ta kthyer lojën, kur Evertoni barazoi. Ata vështirë se krijuan ndonjë shans.

Rezultatet e United nuk janë të mira. Ata humbën kundër Young Boys, kundër West Ham në kupë, kundër Aston Villa dhe ishin me fat kundër Villarreal, për shkak të cilësive të Cristiano Ronaldos. Kundër Evertonit, arritën një barazim tjetër. Duhet të përmirësohet dhe mund të përmirësohet. Solskjaer shpjegon reultatin me largimin nga fusha e Cristiano Ronaldos. Po a mjafton kjo?”- është analiza e kritike e teknikut Blind, i cili faturën e përgjegjësisë për lojën e “Djajve të Kuq” ia adreson trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Soskjaers.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajve të kuq” carabao cup cristiano ronaldos danny blind louis van gaal manchester city old trafford “djajve të kuq” carabao cup cristiano ronaldos danny blind louis van gaal manchester city old trafford

Sondazh

Poll