Aktualitet

HARTA-LIVE/ E dielë me shi dhe temperatura të ulëta! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

10 Tetor 2021, 05:34 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ E dielë me shi dhe temperatura të ulëta! Mësoni

TIRANË– Ditën e sotme Shqipëria do të jetë nën ndikimin e e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Meteoalb, vendi ynë do të jetë nën pushtetin e vranësirave dhe reshjeve të dendura.

Deri në orët e pasdites moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Në orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar. 

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona. Temperaturat do të variojnë në vlerat 14 dhe 21 gradë celsius.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 10 tetor 2021 parashikimi i motit 10 tetor 2021

Sondazh

Poll