Aktualitet

Marjana Kondi flet sërish për Kumbaron: Pse më hoqën nga puna moj motër, do vijë një ditë që….

10 Tetor 2021, 05:52 Nga DOSJA
Marjana Kondi flet sërish për Kumbaron: Pse më hoqën nga

TIRANË– Aktorja Mariana Kondi ka fajësuar sërish ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për largimin nga Teatri Kombëtar. E ftuar në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax News përballë moderatores Rovena Dilo, Kondi tha se shpreson që do të vijë një ditë që të gjithë do të marrin atë që meritojnë sipas saj, përfshirë edhe Kumbaron. Ajo shton seende nuk e ka idenë se përse e kanë pushuar nga puna.

“Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa jashte e kane pak me te lehte. Une nuk ndodhem me ne Teatrin Kombetar, largimi im nga puna eshte çudi edhe sot. me ka marre malli te ngjitem ne skenen e teatrit, kam mall te ngjitem ne skene. Gjithmone me ka ndjekur fati. Ata me hoqen nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-ne? Pershendes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj moter pse me hoqen, nderkohe mua vu rolet. Do vij nje dite jo vetem per ministren por per te gjithe ata qe kane bere deme, karma is…… beautiful. Ata qe fusin miq per te me hequr mua, futeni pak ate mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe ne art.  Ta falenderoj, jo se nuk e meriton se çka bera disa gjera qe nuk e meriton,”- tha ajo.

Dy vite më parë, aktorja Mariana Kondi dhe ish-ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro u përplasën gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit. Vetë Kondi u shpreh në atë kohë se është ballafaquar me Kumbaron dhe se i ka shprehur pakënaqësitë për punën e saj gjë që ka sjellë dhe largimin e saj nga Teatri.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marjana kondi mirela kumbaro marjana kondi mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2021, 16:30

Sherr në Korçë, plagoset rëndë një person

KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri mes një grupi të rinjsh. Mësohet se ngjarjes ka ndodhur në qytetin e Kor&c...