Politike

‘Provincialë, injorantë’, Ralf Gjoni shan mediat, ende në dilemë për Metën: S’e shkarkoj…por vota

11 Qershor 2019, 09:52 Nga DOSJA
‘Provincialë, injorantë’, Ralf Gjoni shan mediat, ende

TIRANE- Deputeti i ardhur në parlament nga listat e LSI dhe Ilir Metës që asokohe drejtonte këtë parti, Ralf Gjoni, duket se nuk e ka të lehtë votën kundër njeriut ndaj të cilit shërbeu për disa vite.

Në një prononcim për mediat, Gjoni që nuk kursen as mediat dhe ata që mendojnë ndryshe nga ai, të cilët i quan shpifës dhe provincial, thotë se nuk do të votonte kundër Metës, por vota e tij kushtëzohet nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Reagimi i plotë:

Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se nuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i Presidentit është i pamundur.

 

E kam shprehur QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale.

E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare!

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën ralf gjoni ilir meta ps shkarkon metën ralf gjoni

Sondazh

Poll