Politike

Meta: S’ka zgjedhje pa dekretin e presidentit. Se kuptoj pse duan të më shkarkojnë!

11 Qershor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Meta: S’ka zgjedhje pa dekretin e presidentit. Se kuptoj pse duan të

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, nga presidenca, ku foli për argumetet e djeshme, lidhur me anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.  Gjatë kësaj konference Meta u shpreh se vendimi i tij është bërë për shkak të informacioneve se më 8 qershor situata mund të precipitonte në përplasje.

Konferenca e Metës, vjen në një kohë kur mazhoranca socialiste është angazhuar fuqimisht në miratimin e një rezolute në Parlament për shkarkimin e tij, pas vendimit të Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Meta tha se nuk kishte bërë asnjë shkelje të Kushtetutës për anulimin e zgjedhjeve duke përmendur edhe precedentë të mëparshëm. Meta ka këmbëngulur se vendimi i tij për të anuluar zgjedhjet është marrë me përgjegjshmëri të plotë duke ia hedhur fajin kopjeve të përkthyera gabim.

Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit Ilir Meta tha se nuk e kuptonte se përse mazhoranca kërkonte ta shkarkonte kur ai ishte vetëofruar për zgjidhjen e krizës në vend.

I pyetur nëse vendimi për të anuluar zgjedhjet i dakordësuar me përfaqësuesit e opozitës, Meta tha se nuk ishte e vërtetë pasi Basha e ka marrë vesh vendimin e tij, pak para nisjes së protestës së tetë.

Nga ana e presidentit Meta nuk kanë munguar as “thumbat” ndaj Brukselit dhe OSBE-së, përfaqësuesit e së cilëve dolën kundër vendimit të tij për anulimin e zgjedhjeve.

Kreu i shtetit tha se ishte i lodhur nga ata që kontribuonin duke ngatërruar duke premtuar se kriza do të zgjidhej nga shqiptarët e europianët e përgjegjëshëm.

Në fund, Meta ka siguruar qytetarët se zgjedhjet nuk do të mbaheshin pa arritjen e një dakortësie mes palëve politike, pasi mbante përgjegjësi për sigurinë e vendit si President i Republikës.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(F.g/k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne konference ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta ilir meta ne konference ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2019, 22:56

TIRANË- Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e qershorit, dhe dekretimin e shtyrjes së zgjedhjeve pa afat...