Politike

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e KE, Juncker: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor

11 Qershor 2019, 09:29 Nga DOSJA
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e KE, Juncker: Zgjedhjet të

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është larguar nga Shqipëria për një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave nga Shqipëria.

Rama ka zhviluar disa takime me krerët më të lartë në BE, ku edhe kanë diskutuar lidhur me progres-raportin dhe për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu i qeverisë doli në një konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker, i cili mbajhti anën e kryeministrit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Juncker theksoi se shtyrja e zgjedhjeve do të ndikonte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë situatën politike më Bruksel, duke u shprehur se do të kthehej në Shqipëri dhe do të diskutonin.

Në fund të deklaratës për shtyp, Juncker siguroi edhe njëherë kreun e qeverisë shqiptare se do ta mbështeste në procesin e hapjes së negociatave.

(k.m/A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be jean-claude juncker konferenca rama-juncker negociatat e shqiperise edi rama integrimi i shqiperise ne be jean-claude juncker konferenca rama-juncker negociatat e shqiperise

Sondazh

Poll