Politike

Tentativa për shkarkimin e Metës, Fleckenstain: Duhet të marrim seriozisht shqetësimin e Presidentit

11 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
Tentativa për shkarkimin e Metës, Fleckenstain: Duhet të marrim

BRUKSEL– Ish-eurodeputeti në PE dhe raportuesi për Shqipërisë, Knut Fleckenstain. Ka folur për situatën politike në Shqipëri. Nga një takim me temë, “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, Fleckenstein ka deklaruar se është informuar me vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve dhe reagimet e shumta lidhur me këtë vendim.

Kam lexuar që Presidenti është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, ka deklaruar Fleckenstein.

Kujtojmw se të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit knut fleckenstain kriza politike ps shkarkon metën anulimi i 30 qershorit knut fleckenstain kriza politike ps shkarkon metën

Sondazh

Poll