Politike

“S’ka lekë këto zgjedhje”, Berisha i publikon videon Gjicit: Paguante 50 mijë për çdo kartë identiteti, idenë ja dh

11 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
“S’ka lekë këto zgjedhje”, Berisha i publikon videon

KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebbok. Sipas Berishës, në videone dërguar nga qytetari dixhital dëgjohet kandidati për Bashkinë e Kukësit Safet Gjici që komunikon me një qytetar në lidhje me votat.

Qytetari shprehet se Gjici nuk njeh fukarallëkun dhe se nuk e di se ç’është të jetoj në varfëri dhe i uron suksese me të tjerët.

Gjici më pas vijon të thotë se qytetari në fjalë kishte hallin t’i jepte ndonjë lek, por nuk kishte.

Biseda e regjistruar

Qytetari: Unë desha me të thënë se ti nuk njef fukarallëk sepse ti nuk e di se ç’është të jetosh në varfëri. Këtë burrë që sehikon ti, e kam bërë vetë me borxhe dhe me lekët e mia, jo me politikat tuaja

Gjici: Ndonjë pyetje kishe?

Qytetari: Pyetja ime është kjo, të uroj sukse me të tjerët jo me mu

Gjici: Ti erdhe dhe dje të më takoje, kishe hall të të jepja ndonjë lek, por s’ka lekë

Qytetari: Lekë s’dua unë, a do ti? Unë doja të të takoja

Gjici: Do takohemi pas zgjedhjeve, s’ka lekë për këto zgjedhje

Qytetari: Po, po s’ka lekë

Nga ana tjetër në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri, shkruhet se këtë vit Gjici ka vendosur të mos vlejë më vota.

Degjoni biseden publike per blerje votash te Safet Gjicit, i cili thote se kete vit nuk do blejme me!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijra e mijra vota ne Kamez! sb

Pershendetje Zoti Berisha!

Jam nji qytetar qe kam votuar per safet gjicin dhe kam marr pjese ne grupin e tij zgjedhor 2015.

Para disa kohesh ke nxjerr nji video per blerjen e votave ne kamez per zgjedhjet lokale 2015!

Eshte ajo historia e bllokimit te kartave te identitetit te votuesve te djathte… Jan bllokuar mbi 5 mije karta identiteti dhe per cdo kart jan paguar 50 mije lek. Ka qen lidhje direkte me zyren e ministrise se brendshme per verifikimin e kartave me ndihmen e motres se taulant balles dhe direkt Taulant Balles. Nqs behen disa verifikime shum te vogla do te vertetohet shum thjesht…

Safet Gjici sot esht kandidat per bashkin kukes

Vllai i safetit, Ladi, ka qen drejtuesi kryesor dhe ideja e atij qe te blej kartat e votuesve te djathte qe njihen ne zonen e kamzes.

Te lutem verifikoj keto zoti berisha

Respekte,”- shkruan Berisha krahas videos së publikuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerje votash ne kukes ladi gjici safet gjici sali berisha blerje votash ne kukes ladi gjici safet gjici sali berisha

Sondazh

Poll