Aktualitet

FOTO/ Policia britanike publikon emrat: Këta janë gjashtë shqiptarët më të kërkuar

9 Tetor 2021, 17:50 Nga DOSJA
FOTO/ Policia britanike publikon emrat: Këta janë gjashtë

ANGLI– Emrat e një grupi personash të shumëkërkuar janë publikuar së fundmi nga policia angleze dhe mes tyre janë edhe gjashtë shqiptarë. Renato Shehu është i pari në listë. Ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në vitin 2017, pasi grabiti me armë një shtëpi në jug të Anglisë. Shehu u la i lirë me kusht, por nuk u paraqit në seancën e gjykimit për grabitje dhe shitje kokaine.

Androen Lafetaj, bashkëpunëtor i Shehut në grabitjen e banesës. Kjo banesë dyshohet se përdorej për për të kultivuar kanabis. Lafetaj u dënua në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë akuzohet edhe për posedim kokaine. Eglant Lleshi, një tjetër i ri në kërkim, akuzohet për tentativën e një dëmtimi të rëndë fizik në Blue Bell Hill.

Personi i katërt është Shpëtim Rexhepi, i cili është shpallur në kërkim për shkak të thyerjes së lirisë me kusht. Fasli Gjajxha, vjen më pas, i cili akuzohet për krime në lidhje me emigracionin e paligjshëm. I fundit, Sidorel Deshkaj, lënë i lirë nga burgu me kusht, ka thyer rregullat dhe kërkohet për të vuajtur dënimin.

Burimi: CrimeStoppers

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 6 shqiptare ne kerkim 6 shqiptare ne kerkim

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2021, 16:30

Sherr në Korçë, plagoset rëndë një person

KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri mes një grupi të rinjsh. Mësohet se ngjarjes ka ndodhur në qytetin e Kor&c...