Aktualitet

Sherr në Korçë, plagoset rëndë një person

9 Tetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Sherr në Korçë, plagoset rëndë një person

KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri mes një grupi të rinjsh. Mësohet se ngjarjes ka ndodhur në qytetin e Korçës rreth orës Korçë/Informacion paraprak17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”.

Gjatë një konflikti të çastit midis disa persnave, është dëmtuar me mjete të forta i riu me inicialet E. Sh.. Ai është dërguar në Spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë: Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne korce sherr ne korce

Sondazh

Poll