Politike

Aksioni i Berishës, Tabaku: Situatë që do të kalojë, e kam të vështirë ta komentoj  

9 Tetor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës, Tabaku: Situatë që do të kalojë, e

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratik,e Jorida Tabaku nuk e ka të lehtë të komentojë aksionin e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, por thotë se është një moment që do të kalojë. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 me gazetaren Nisida Tufa, Tabaku tha se vendimi që ka marrë Basha për përjashtimin e liderit historik të PD-së nga grupi parlamentar nuk ishte i thjeshtë.

Ajo shtoi se Berisha ka bërë edhe deklarata në emocion e sipër dhe që vetë Tabaku nuk mund t’i komentojë. E rëndësishme për nënkryetaren e PD-së është që Opozita nuk ka asnjë devijim të aksionit opozitar.

“Nuk mendoj se ka thënë ndonjë gjë ndryshe nga ajo që u tha në konferencën e djeshme në PD. E kam të vështirë të komentojnë sa herë bëhet fjalë për zotin Berisha. Besoj që e keqja e sotme është Edi Rama. Deklaratat që nuk i pëlqej, që janë thënë në emocion e sipër sigurisht që nuk i komentoj dot. Besoj që të gjithë duhet të jemi bashkë kundër Edi Ramës. Është një moment që do të kalojë por e rëndësishme është që aksioni opozitar nuk ka asnjë devijim. PD ka treguar që prodhon debat. Vendimi që mori zoti Basha nuk ishte një vendim i lehtë, ishte një vendim i vështirë dhe i pashmangshëm. Duhet të shohim se si ta bëjmë PD-në forcë qeverisëse. Pavarësisht se jemi superiorë në krahasim më çdo fushë në qeveri fatkeqësisht ndodhemi në opozitë prej disa masakrave si ajo zgjedhore. Kushdo që do të japë kontributin e vet të vazhdojë ta japë në PD,”- tha Tabaku ndër të tjera.

Ndërkohë, Berisha po bëhet gati për takimin e shtatë me demokratët. Të mërkurën më datë 13 tetor, ish-kryeministri do të jetë në Kukës. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku sali berisha jashte grupit te pd jorida tabaku sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll