Politike

Ambasadori britanik në Tiranë vishet si James Bond: S’të jepet shpesh kjo mundësi

9 Tetor 2021, 18:43 Nga DOSJA
Ambasadori britanik në Tiranë vishet si James Bond: S’të

TIRANË– Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith është veshur këtë mbrëmje të së shtunës si agjenti ‘007’, rol i luajtur nga James Bond. Në një video që ka publikuar në Twitter, vetë ambasadori shprehet se është nisur për të parë premierën e filmit “No time to die” të Bond në Tiranë.

Ai tregon se është nisur bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa në rrugë valëviten flamujt britanikë.

“Nuk është e shpeshtë si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je një spiun?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë. Po ikim në një event këtë mbrëmje ku do t’u tregojmë si vërtet bëhet premiera e filmit James Bond 007, në Tiranë. Në praninë e VIP-ave dhe me flamura britanikë nëpër rrugë, me disa ‘Range Rover’ e ‘Jaguar’ të tregojnë më të mirën e Britanisë së Madhe e të vetë filmit. Le ta shohim se si do t’ja kalojmë!”-shprehet ambasadori britanik.

Off to the #Albania film premier VIP screening in Tirana of the new #Bond film ‘No Time To Die’ that the Mayor and I are co-hosting. #UK flags on the streets, Jaguar cars primed, Bond music in the background #FilmIsGREAT #UKandAL pic.twitter.com/3hK5k98f6V

— Alastair King-Smith (@AlastairKS) October 9, 2021

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alastair king smith alastair king smith

Sondazh

Poll