Politike

“Është krizë korrupsioni”/ PD: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës

9 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike, me anë të sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliut ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me energjinë elektrike. Agalliu shprehet se së fundmi janë zhvilluar tre tendera, në të cilat janë shpenzuar më shumë seç mund të kishte ndodhur në të vërtetë. Agalliu thotë se në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milionë euro për energjinë elektrike ndërkohë që në bursë mund të blihej me 12 milionë euro. Ai shprehet se në total të tre tenderave janë shpenzuar mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Partia Demokratike thotë me anë të këtij denoncimi se problemi i vërtetë nuk është kriza por korrupsioni i qeverisë.

DEKLARATA:

Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime. E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë. Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera. Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër. Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit. Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arbi agalliu kriza e energjise elektrike arbi agalliu kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll