‘Lufta’ për kanabis? Tre persona futen brenda stanit, plagosin babë e bir në Selenicë, policia zbuloi…
9 Tetor 2021, 09:23Nga DOSJA
VLORË– Babë e bir janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Policia raporton se kanë qënë tre persona që janë futur në banesën e 60 Vilson Dautaj dhe 31-vjeçarit Fatjon Dautaj në fshatin Mavrovë të Selenicës. Tre autorët u futën në orët e para të mëngjesit për të grabitur. Në afërsi të stanit ata janë parë nga babai dhe djali të cilët i kanë dalë përpara. Kjo ka sjellë përplasje mes personave duke lënë të plagosur me thikë babë e bir. Këta të fundit janë paraqitur në orën 04:55 në spitalin e Vlorës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka zbuluar se pranë zonës ishin të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga babë e bir të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë). Konflikit mes tyre dyshohet se mund të ketë nisur pikërisht nga parcelat me kanabis.
Policia po vijon punën për të gjetur tre autorët, të cilët besohet se janë lënduar nga konflikti fizik me babë e bir.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj janë dy personat që kanë mbetur të plagosur në Vlorë ditën e sotme. Mësohet se babë e bir, shkuan në spitalin e Vlor...
TIRANË- Vendimi i shpallur të premten, (08.10) nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, i ...
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se një 52-vjeçar me iniciale Sh.Q është vënë në pranga në flagrancë pasi po transportont...