Aktualitet

Shpërdoruan detyrën brenda burgut të Reçit, Gjykata cakton masën ‘arrest me burg’ për dy punonjësit

9 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Shpërdoruan detyrën brenda burgut të Reçit, Gjykata cakton

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka caktuar ditën e sotme masën ‘arrest me burg’ për Arnaldo Hoxhën dhe Mario Laloshin të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Avokati i Hoxhës dhe Laloshit kërkoi detyrim paraqitje për dy punonjësit, mirëpo Gjykata vendosi që ata të dy të liheshin në burg.

Të dy specialistët, u denoncuan në emisionin “Stop”, pasi bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç pretendon se punonjësit i kanë kërkuar para në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët, ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur kërkohet që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, mirëpo bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arnaldo hoxha burgu i reçit mario laloshi arnaldo hoxha burgu i reçit mario laloshi

Sondazh

Poll