Aktualitet

U arrestua për korrupsion! Thoma Gëllçi shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi (DETAJET)

9 Tetor 2021, 08:40 Nga DOSJA
U arrestua për korrupsion! Thoma Gëllçi shpalli procedurën

TIRANË– Detajet nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi janë bërë publike ditën e sotme. ‘Balkanweb’ raporton se ai ka shpallur procedurën e tenderit të 2018-ës përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve të ndryshme që duheshin përdorur në kanalin televiziv, ishin dy kompani EURO contact dhe një kompani tjetër. Anëtarët e KVO kanë shpallur një kompani fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gëllçi u arrestua mbrëmjen e djeshme në Kolonjë te shtëpia e prindërve të tij. Ai është kapur nga Policia e Kolonjës pasi ishte nën përgjim për lëvizjet që po bënte, pasi kishte dyshime se do të largohej nga Shqipëria. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të RTSH-së por u lirua nga detyra në 21 maj 2021 me një vendim të marrë me 8 vota pro nga Këshilli Drejtues i RTSH.

Bashkë me ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, në pranga kanë përfunduar edhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. Gëllçi së bashku me tre personat e arrestuar pritet që ditën e sotme të merren në pyetje ndërsa ditën e nesërme do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

SPAK i akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), dhe do të jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj, ajo që do të japë vendimin për të arrestuarit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci thoma gellci arrestohet thoma gellci thoma gellci

Sondazh

Poll