Aktualitet

Piceria ‘kamuflim’ për shpërndarjen e drogës në Tiranë! Arrestohen 2 persona, vihet nën hetim partnerja e pron

9 Tetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
Piceria ‘kamuflim’ për shpërndarjen e drogës në

TIRANË- Dy persona u arrestuan ditën e sotme në Tiranë për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se një 24-vjeçar dhe një 21-vjeçar me iniciale L.N dhe E.P u vunë në pranga, pasi në picerinë që kishin marrë në administrim e përdornin si kamuflim për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ndërkohë që është proceduar penalisht bashkëjetuesja e 24-vjeçarit, e reja me iniciale Xh.Ç, e cila kishte fshehur lëndën narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona droge ne tirane arrestohen 2 persona droge ne tirane

Sondazh

Poll