Aktualitet

DETAJET/ Plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër, u qëllua kur po hidhte mbeturinat

9 Tetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
DETAJET/ Plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër, u qëllua kur

SHKODËR– Isak Mehmedaj, 24-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Shkodër, u qëllua nga një distancë e largët kur po hidhte mbeturinat. Ai është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë qëlluar ndaj tij. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë policia ende nuk ka gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje. Mesa duket sulmi është menduar mirë nga autori/ët, pasi është kryer në një zonë të pabanuar.

Isak Mehmedaj, mori një plumb në krah nga persona të paidentifikuar mëngjesin e sotëm. 24-vjeçari rezulton se është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit, të ndodhur më 28 nëntor 2020 në Shkodër. Policia është ende nuk hetuar ngjarjen për të identifikuar autorët.

VIDEO- Plagosje në Shkodër! 24-vjeçari shkon në spital me plumb në krah, policia: Ngjarje e paqartë

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj plagosje në shkodër isak mehmedaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll