FOTO/ Shemben muret e Kishës së ‘Shën Shtjefnit’ në Lezhë
9 Tetor 2021, 10:24Nga DOSJA
LEZHË- Muret e Kishës së Shën Shtjefnit në Lezhë po shemben. Bëhet e ditur se për shkak të mos restaurimit dhe të mos mirëmbajtjes, muret e kësaj Kishe, po shemben komplet, duke bërë që ky objekt kulturor mund të zhduket.
Më herët çatia e kësaj Kishe, gjithashtu është shembur dhe prishur komplet, si pasojë e mosndërhyrjes nga ana e organeve kompetente për mirëmbajtjen e kësaj Kishe.
Kisha e Shën Shtjefnit në Lezhë ndodhet në fshatin Blinisht. Mendohet se ajo është ndërtuar në vitin 1300 nga Nikollë Dukagjini. Pranë kësaj Kishe ndodhen edhe varrezat e fshatit Blinisht të Lezhës.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Babë e bir janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Policia raporton se kanë qënë tre persona që janë futur në banesën e 60 Vilson Dau...
VLORË- Fatjon Dautaj dhe Vilson Dautaj janë dy personat që kanë mbetur të plagosur në Vlorë ditën e sotme. Mësohet se babë e bir, shkuan në spitalin e Vlor...
TIRANË- Vendimi i shpallur të premten, (08.10) nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, i ...
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Mësohet se një 52-vjeçar me iniciale Sh.Q është vënë në pranga në flagrancë pasi po transportont...