Bota

Presidenti kinez zotohet: Do të ribashkohemi me Taiwanin

9 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Presidenti kinez zotohet: Do të ribashkohemi me Taiwanin

KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping , është zotuar se do të  ribashkojë Kinën me Taiwanin, pa përdorur forcën. The Guardian shkruan se Taiwani u përgjigj menjëherë duke i bërë thirrje Pekinit të heqë dorë nga shtrëngimi i tij, duke përsëritur se vetëm njerëzit e Taiwanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Tajvani i drejtuar në mënyrë demokratike është vënë nën një presion të shtuar ushtarak dhe politik për të pranuar sovranitetin e Pekinit, por Taiwani thotë se është një vend i pavarur. Duke folur në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit të Shtunën, Xi tha se populli kinez kishte një traditë të lavdishme të kundërshtimit të separatizmit.

“Separatizmi i pavarësisë së Taiwanit është pengesa më e madhe për arritjen e ribashkimit të atdheut, dhe rreziku më serioz i fshehur për përtëritje kombëtare. Ribashkimi përmes një mënyre paqësore është më në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Taiwanit. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e vendosur të popullit kinez, vullnetin e fortë dhe aftësinë e fortë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Detyra historike e ribashkimit të plotë të atdheut duhet të përmbushet dhe patjetër do të përmbushet,” tha Xi.

Tensionet mes Kinës dhe Taiwanit kamë ardhur në rritje të vazhdueshme, në lidhje me pavarësinë e tij. Ky i fundit pretendohet nga Kina si një nga territoret e saj, edhe pse Presidenti i vendit, Tsai Ing-Wen ka deklaruar se Taiëani është një komb i lirë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashkimi i kines me taiwanin xi jinping bashkimi i kines me taiwanin xi jinping

Sondazh

Poll