Kriza e emigrantëve, 12 vende europiane kërkojnë të ngrenë mure dhe tela me gjemba
8 Tetor 2021, 16:35Nga DOSJA
BRUKSEL – Në një letër të datës 7 tetor, ministrat e Brendshëm të 12 shteteve anëtare i kërkuan Komisionit Evropian të ndryshojë rregullat e hyrjes në kufirin e jashtëm për të përfshirë kështu aty mure dhe gardhe të cilët do të ndalojnë emigrantët të hyjnë përmes Bjellorusisë.
“Barrierat fizike duket se janë një masë efektive e mbrojtjes së kufirit që i shërben interesit të të gjithë BE-së, jo vetëm të vendeve anëtare ku ata mbërrijnë fillimisht. Kjo masë legjitime duhet të financohet në mënyrë shtesë dhe adekuate nga buxheti i BE -së si çështje prioritare,” thanë ata në letrën e tyre drejtuar nënkryetarit të komisionit të BE-së Margaritis Schinas dhe komisionerit të BE-së për punët e brendshme Ylva Johansson.
Sipas EUobserver, letra me katër faqe u nënshkrua nga ministrat e brendshëm të Austrisë, Bullgarisë, Qipros, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë dhe Sllovakisë. Ky reagim vjen ndërkohë që Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po zhvendos emigrantët kryesisht nga Afganistani dhe Iraku në kufijtë e tij të përbashkët me Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë, duke çuar në pengesa që kanë rezultuar në humbjen e jetës së azilkërkuesve..
Rreth 4,000 njerëz kanë hyrë në Lituani, rreth 1,400 kanë hyrë në Poloni dhe rreth 400 kanë ardhur në Letoni gjatë muajve të fundit. Që të tre vendet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, duke miratuar gjithashtu kufizime të reja për kërkesat për azil.
Letra merret me thirrjet e mëparshme të Komisionit Evropian për të ndryshuar të ashtuquajturin ‘Kodi i Kufijve Shengen’ para fundit të vitit dhe thotë se kodi nuk ka rregulla të qarta në fuqi kur shtetet e BE-së përballen me të ashtuquajturin “sulm hibrid”, që do të thotë luftë me mjete jo-ushtarake, ose me “instrumentalizimin politik” të emigrantëve. Komisioni Evropian ka thënë vazhdimisht se nuk do të financojë gardhe dhe mure përgjatë kufijve.
Ndërkohë, shtetet e BE -së tashmë kanë filluar, përfunduar ose shpallur planet për të ndërtuar mure përgjatë kufijve të tyre të jashtëm. Në gusht, shërbimi i rojes kufitare të Lituanisë propozoi një gardh prej teli të salduar prej 150 milionë eurosh, të lartë 4 metra, përgjatë kufirit të saj 500 km me Bjellorusinë. Polonia ka njoftuar një mur të lartë 2.5 metra të modeluar si ai i ndërtuar nga Hungaria në kufirin e saj me Serbinë në 2015. Dhe Greqia ka ndërtuar një gardh 40 km në kufirin e saj me Turqinë për të mbajtur jashtë refugjatët e mundshëm afganë.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FINLANDË– Finlanda iu është bashkuar vendeve e tjera nordike në pezullimin e përdorimit të vaksinës anti-covid, Moderna për grupe të caktuara moshe, ...
TAJVAN– Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur ditët e fundit pas veprimeve ushtarake nga Pekini. Mediat e huaja bëjnë me dije se Tsai Ing Wen, pres...
Shtetet e Bashkuara dhe Meksika janë zotuar të premten për të ripërtërirë luftën e përbashkët kundër karteleve të drogës, gjatë një vizite të një delegacioni të...
Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar të premten më shumë gazetarë, përfshirë pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e “agjentëve të huaj”. Legjislaci...
SHBA – Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha të mërkurën se SHBA dhe Kina kanë rënë dakord në parim që Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti...
SHBA – Ish-Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi edhe një herë refugjatët që kërkojnë azil në SHBA, këtë herë duke pretenduar se emigrantët nga Haiti nd...
KOSOVË – Një grua ka vdekur në QKUK këtë të hënë. Ajo ishte duke u trajtuar aty prej një muaji. Familja e saj po fajëson një restorant në Prishtinë, ...