Bota

Mesazh i ashpër për Erdoganin, presidenti Biden: Turqia kërcënon paqen dhe stabilitetin rajonal

8 Tetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Mesazh i ashpër për Erdoganin, presidenti Biden: Turqia

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, akuzoi këtë të enjte Turqinë, për nënvlerësim të luftës kundër Shtetit Islamik me ofensivën e tij ushtarake në verilindje të Sirisë. Mediat njoftuan se në një letër drejtuar zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi, presidenti shkruan se veprimet e ndërmarra nga qeveria turke rrezikojnë vendasit dhe kërcënojnë stabilitetin e rajonit.

“Situata në Siri dhe ajo në lidhje me të, e në veçanti veprimet e ndërmarra nga qeveria turke për të vendosur mbrojtje ushtarake në verilindje të Sirisë, nënvlerëson nismën për mposhtjen e Shtetit Islmaik të Irakut e Sirisë, ose ISIS, rrezikon vendasit dhe kërcënon më tej vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke vazhduar të përbëjë një rrezik të jashtëzakonshëm në sigurinë shtetërore dhe Politikave të Jashtme të Shteteve të Bashkuara,” shkruan Biden.

Letra e Biden informon Pelosin mbi qëllimet e tij për zgjerimin e Emergjencës Kombëtare në lidhje me Sirinë, një vendim ky i marrë në një kohë kur siguria kombëtare e SHBA-ve dhe politikat e jashtme të tyre janë mjaft të rrezikuara.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden rexhep tajip erdogan joe biden rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll