Bota

Finlanda iu bashkohet vendeve të tjera nordike, pezullon vaksinën “Moderna” për meshkujt nën 30 vjeç

8 Tetor 2021, 18:33 Nga DOSJA
Finlanda iu bashkohet vendeve të tjera nordike, pezullon vaksinën

FINLANDË– Finlanda iu është bashkuar vendeve e tjera nordike në pezullimin e përdorimit të vaksinës anti-covid, Moderna për grupe të caktuara moshe, për shkak të një rritje të rrezikut të inflamacionit të zemrës. Instituti finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien tha të enjten se autoritetet nuk do t’i japin vaksinat meshkujve nën moshën 30 vjeç. Në vend të tyre do t’u ofrohet vaksina Pfizer/BioNTech . Agjencia qeveritare tha se zbuloi se të rinjtë dhe djemtë ishin në një rrezik pak më të lartë për të zhvilluar miokardit.

Kjo lëvizje e Finlandës pasoi vendimet e ngjashme të tre vendeve fqinje të mërkurën. Suedia pezulloi përdorimin e Modernës për njerëzit nën 30 vjeç, Danimarka tha se atyre nën 18 vjeç nuk do t’u ofrohet vaksina e prodhuar nga Zvicra, dhe Norvegjia u bëri thirrje atyre nën 30 vjeç që të marrin vaksinën Pfizer.

Të katër vendet e bazuan vendimin e tyre në një studim të papublikuar. Agjencinë Suedeze të Shëndetit Publik tha se kjo sinjalizon një rrezik në rritje të efekteve anësore të tilla si inflamacioni i muskujve të zemrës ose perikardit, qesja me dy mure që përmban zemrën dhe rrënjët e enët kryesore. Megjithatë, Agjencia shtoi se reziku për t’u prekur është shumë i vogël.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota finlanda pezullon modernan finlanda pezullon modernan

Sondazh

Poll