Bota

HORROR në Greqi/ Prindërit e moshuar mbanin lidhur në kasolle djalin 55-vjeçar me zinxhir

9 Tetor 2021, 08:24 Nga DOSJA
HORROR në Greqi/ Prindërit e moshuar mbanin lidhur në kasolle

GREQI– Një ngjarje tronditëse është zbuluar ditën e sotme në Volo të Greqisë. Një 55-vjeçar është mbajtur i lidhur me një zinxhir 15 metra të gjatë në oborrin e shtëpisë nga dy prindërit e moshuar. Prindërit janë shprehur se e mbanin të lidhur pasi thonë se djali i tyre kishte probleme me shëndetin mendor, ishte agresiv dhe kishin frikë mos dëmtonin njerëzit e tjerë.

Gjykata i ka dënuar prindërit, 75 dhe 79-vjeç me 3 vite burg dhe gjobë. Mësohet se të moshuarit nuk fusnin në shtëpi djalin as kur binte shi apo kishte nevoja personale. Ata e linin djalin në një kasolle dhe nuk e pranonin brenda në ambientin ku jetonin vetë për asnjë arsye.

Pas dënimit, prindërit paraqitën një kërkesë në Prokurori për shtrimin në spital të djalit, ndërsa filloi procesi i ndihmës juridike, në kuadër të të cilit shërbimet sociale do të hetojnë kushtet e jetesës së 55-vjeçarit.

Burimi: Cnn.gr

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi prinderit mbajne lidhur djalin greqi prinderit mbajne lidhur djalin

Sondazh

Poll